Kultura e punës në Britani të Madhe me orë të gjata po vazhdon dhe për sa i përket angazhimit, britanikët brenda Bashkimit Evropian punojnë më së shumti.
Punëtorët me kohë të plotë në këtë vend, vitin e kaluar punuan mesatarisht 42 orë në javë, gati dy më shumë se një punëtor i zakonshëm në BE.
Sipas një raporti të TUC, përcjell Telegrafi, punëtorët në vende të tjera, duke përfshirë Gjermaninë dhe Danimarkën, janë më produktive sesa homologët e tyre në Britani të Madhe edhe pse punojnë më pak orë.
Java mesatare me kohë të plotë në Britani të Madhe është shkurtuar me 18 minuta gjatë dekadës së fundit dhe në shkallën aktuale të progresit, do të duhej 63 vjet që punëtorët të marrin të njëjtën kohë të lirë si në vende të tjera në BE.
“Kultura e orëve të gjata të Britanisë së Madhe nuk është asgjë për të cilën duhet të krenohet. Është grabitje e punëtorëve të një jete të mirë në shtëpi dhe kohë me të dashurit e tyre. Mbingarkesa, stresi dhe lodhja janë bërë normalja e re. Vende të tjera kanë treguar se zvogëlimi i orarit të punës nuk është vetëm i mirë për punëtorët, por mund të rrisë produktivitetin”, thotë sekretari i përgjithshëm i TUC, Frances O’Grady.
Sic nënvizon studimi, ndërsa teknologjia e re ndryshon ekonominë tonë, përfitimet duhet të ndahen nga njerëzit që punojnë dhe kjo do të thotë orë të shkurtra, më shumë kohë me familjen dhe miqtë, dhe paga të denjë për të gjithë.
Java 42-orëshe e Britanisë së Madhe krahasohet me 37 orët në Danimarkë dhe 39 orët në vende të tilla si Holanda, Italia, Belgjika, Franca, Suedia dhe Irlanda. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre