LAJMI I FUNDIT:

Britanikët duan ta luftojnë coronavirusin me karantinë

Britanikët duan ta luftojnë coronavirusin me karantinë

Nga tetë qershori, të gjithë ata që hyjnë në Britaninë e Madhe, duhet me detyrim të futen në vetëizolim. Kush nuk i respekton rregullat e karantinës, duhet të llogarisë me dënime të rrepta.

Britania e Madhe synon që me masat e karantinës të mënjanohet që infeksionet e mundshme nga jashtë ta shkaktojnë një valë të dytë pandemie në këtë vend, thotë ministrja e Punëve të Brendshme, Priti Patel. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë nga tetë qershori, pavarësisht nënshtetësisë së tyre duhet të lenë në kufi të dhënat e kontaktit dhe adresën.


Britanikët që vijnë nga jashtë duhet të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre, të tjerët duhet të marrin masa për izolimin. Kush nuk e respekton karantinën duhet të llogarisë me gjoba deri 1000 paund (rreth 1117 euro). Sipas mediave britanike, karantina do të kontrollohet në mënyrë sporadike. Kjo masë fillimisht është e pakufizuar në kohë. Çdo tre javë do të kontrollohet zgjatja e saj.

Përjashtime

Përjashtime ka për pak persona. Shoferët e transportit, punëtorët sezonalë, udhëtarët nga Irlanda, Isle of Man dhe ishujt e kanalit të La Manshës si edhe personeli mjekësor që jep kontribut në luftimin e pandemisë mund të lëvizin pa kufizime në vend.

Prej javësh qeveria në Londër ndodhet në kritikë për shkak të mënyrës së veprimit me coronavirus. Në asnjë vend tjetër në Europë nuk ka pasur kaq shumë raste vdekjesh që lidhen me COVID-19 sa në Britaninë e Madhe. Më shumë 41.000 raste. Ndërkohë numri i infektimeve të reja ka rënë.

Ekonomia paralajmëron nga pasojat

Kritika mbi masat e karantinës vijnë nga ekonomia britanike. Pa një kufizim kohor një detyrim i tillë për karantinë e bën „një situatë të vështirë për degën e fluturimeve në Britaninë e Madhe dhe të gjitha sipërmarrjet që lidhen me të edhe më të vështirë “, thuhet në një letër të Shoqatës së Fluturimeve për kryeministrin Boris Johnson. Njerëzit nuk do të fluturojnë as nga e as për në Britaninë e Madhe, thuhet në letrën e shoqërive të fluturimit. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori