LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe merr masa ndaj Coronavirusit, 330 miliardë funta për bizneset dhe familjet

Britania e Madhe merr masa ndaj Coronavirusit, 330 miliardë funta për bizneset dhe familjet

Britania e Madhe pritet të miratojë një paketë financiare prej 330 miliardë funta për të ndihmuar miliona biznese dhe dhjetra miliona familje.

Këto masa po merren në kuadër të Coronavirusit teksa më parë kryeministri Boris Johnson ka qenë skeptik ndaj rrezikut të tij.


Por, ai në një konferencë për shtyp deklaroi se Coronavirusi është shumë i rrezikshëm dhe në të ardhmen Britania e Madhe do të marrë masa ekstreme për të mbrojtur jetë.

Ai madje siguroi se qeveria britanike do të bëjë çtë mundet për të ndihmuar ekonominë e vendit përballë përhapjes së Coronavirusit.

Britania e Madhe është vendi i dhjetë në botë sa i përket rasteve me Coronavirus, teksa ka rreth 2 mijë të infektuar nga të cilët 69 viktima, mirëpo ndryshe nga vendet e tjera në Britani të Madhe vetëm sportet janë pezulluar teksa jeta vijon normalisht. /Telegrafi/