Britania e Madhe konfirmon mbrojtjen e fluturimeve në rast të një BREXIT-i pa marrëveshje
394:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 13: Pro-EU protesters demonstrate against Brexit with flags and placards outside the House of Parliament on November 13, 2018 in London, England. Downing Street has said they are close to reaching a Brexit agreement with the European Union after British Prime Minister Theresa May updated her cabinet on negotiations this morning. (Photo by Jack Taylor/Getty Images) 12:"Getty Images
Departamenti i Transportit dhe Autoriteti i Aviacionit Civil i Britanisë së Madhe, thonë se qeveria e vendit ka konfirmuar detajet e masave që do të sigurojnë vazhdimin e fluturimeve edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje për BREXIT-in.
Njoftimi bëhet teksa Bashkimi Evropian po përmbyll hartimin e një rregulloreje të aviacionit në rast se nuk do të ketë një marrëveshje, me qëllim të mbrojë shoqëritë ajrore britanike që fluturojnë në Evropë, përcjell Telegrafi.
Ministrja britanike e Aviacionit, Liz Sugg, shprehu shpresën se Britanisë së Madhe nuk do t'i duhen kurrë këto masa, meqë po përpiqet për arritjen e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian.