LAJMI I FUNDIT:

BREXIT-it po afrohet, vijnë reagimet nga ekonomia gjermane

BREXIT-it po afrohet, vijnë reagimet nga ekonomia gjermane

Pas fitores së thellë të konservatorëve në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe, BREXIT-i i rregulluar konsiderohet një çështje e mbyllur. Ekonomia gjermane ka shpresa, por edhe disa dyshime.

Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të partisë konservatore, Tory të Boris Johnson në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Shpresat e ekonomisë gjermane qëndrojnë tek dhënia fund e pasigurisë pas dramës disa vjeçare të BREXIT-it dhe dalja me marrëveshje e Britanisë së Madhe nga BE.


“Tani Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe duhet të punojnë me intensitet për një marrëveshje të tregtisë së lirë. Nëse kjo nuk ka sukses, fillojnë sërish diskutimet për një BREXIT të ashpër dhe pasiguritë që lidhen me të në fund të vitit 2020. Kjo duhet të mënjanohet patjetër”, tha kreu i Shoqatës së Makinerive dhe Konstrukteve Teknike (VDMA), Thilo Brodtmann.

Edhe Shoqata gjermane e Industrisë (BDI) e përshëndeti rezultatin e qartë të zgjedhjeve në Britaninë e Madhe.

“Mjegulla politike në Londër po shpërhapet”, tha kreu i BDI-së, Joachim Lang.

Sigurisht që asnjë ndërmarrje në Britaninë e Madhe nuk e do BREXIT-in.

“Megjithatë ndërmarrjet tona marrin frymë lirisht, që më në fund ka një mandat për pranimin e marrëveshjes së daljes nga BE”, shton Lang.

Pas fitores bindëse të Boris Johnson, Britania e Madhe largohet nga BE-ja më 31 janar
Lexo po ashtu Pas fitores bindëse të Boris Johnson, Britania e Madhe largohet nga BE-ja më 31 janar

Sipas tij kërkohet një kurs i qartë i qeverisë gjermane, se si do të jetë marrëdhënia e ardhshme me BE-në. Nëse këto negociata nuk marrin fund shpejt, kërcënon një BREXIT pa marrëveshje në një afat tjetër.

Pritet që Britania e Madhe të dalë nga BE më 31 janar. Por ekonomistë të njohur paralajmërojnë, nga pasiguri të tjera pavarësisht rezultatit të qartë të zgjedhjeve.

“Pritet që tani të kemi shpejt një ujdi për Brexit”, tha presidenti i Institutit të Ekonomisë IFO, Clemens Fuest.

Nga ana ekonomike duket se mënjanohet një dalje e Britanisë së Madhe me kosto të pallogaritshme.

“Por është ende herët për të hequr sinjalin e alarmit. Do të jetë e vështirë që të arrihet një marrëveshje e tregtisë së lirë brenda afatit të përkohshëm deri në fund të vitit 2020”, tha Fuest.

Boris Johnson merr leje nga mbretëresha, mund ta formojë qeverinë e re pas fitores bindëse
Lexo po ashtu Boris Johnson merr leje nga mbretëresha, mund ta formojë qeverinë e re pas fitores bindëse

Pak a shumë kështu është shprehur edhe presidentit i Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore IfW, Gabriel Felbermayr.

“Një dalje nga BREXIT-i nuk është më i mundur. Por nëse do të kemi një ‘deal’ të butë, të ashpër apo të zgjuar me BE kjo vazhdon të mbetet maksimalisht e pasigurt”, tha Felbermayr.

Deri në fund të vitit 2020 do duhet të negociohet një marrëveshje e tregtisë së lirë mes BE e britanikëve. Por sipas Felbermayr do të kemi sërish shtyrje zgjatje afati dhe gjendje pezull. Ekonomistët parashikojnë që për shkak të pasigurive ndërmarrjet britanike do të jenë të rezervuara në drejtim të investimeve.

“Kjo vlen edhe për firmat gjermane”, thotë Sebastian Dullen nga Instituti për Makroekonominë dhe Studimin e Koniunkturës IMK.

“BREXIT edhe në muajt e ardhshëm do të ketë ndikim negativ në rritjen ekonomike si në Britaninë e Madhe edhe në Gjermani, edhe pse në masë më të vogël”, shton Dullen. /Deutsche Welle/