LAJMI I FUNDIT:

Breshkat nuk janë aq të ngadalta kur janë të uritura! (Video)

Breshkat nuk janë aq të ngadalta kur janë të uritura! (Video)

Në një qendër për kultivimin e kafshëve në Kinë, është filmuar momenti i këndshëm kur breshkat nxitojnë për të ngrënë.

Sapo dëgjojnë përplasjen në enën metalike, kafshët që njihen si të ngadalta dhe të ngathëta nisen në aksion me shpejtësi, transmeton Telegrafi.


Në videon e postuar më poshtë, shihen 15 breshka që nisen nga të katër anët e hapësirës ku gjinden në drejtim të ushqimit.

Madje, janë disa që e kalojnë një pellg të vogël me ujë dhe afrohen pranë burrit që u hidhte racionin në dy pjata të mëdha.

“Të gjitha ato që na kanë treguar për breshkat, janë gënjeshtra, se këto kafshë mund të vrapojnë, por vetëm kur është fjala për ushqim”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/