LAJMI I FUNDIT:

Brenda spitalit Nasser në Gaza ku forcat izraelite kryen një sulm – dëshmitarët përshkruajnë panikun e krijuar

Brenda spitalit Nasser në Gaza ku forcat izraelite kryen një sulm – dëshmitarët përshkruajnë panikun e krijuar

Forcat speciale të Izraelit kanë kryer një bastisje në kompleksin mjekësor të rrethuar Nasser, spitalin kryesor në Gazën jugore.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se luftëtarët e Hamasit ishin fshehur brenda dhe se trupat e pengjeve izraelitë mund të jenë gjithashtu aty, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Një zëdhënës i Hamasit e mohoi këtë, duke e quajtur atë “gënjeshtër”.

Ndërkohë një farmaciste brenda spitalit Nasser, i cili ishte në mesin e atyre që u evakuuan nga forcat izraelite, ka përshkruar një skenë paniku gjatë bastisjes së sotme.

Rawan Al-Mughrabi i tha BBC Arabic se një grup i madh njerëzish po strehoheshin brenda kompleksit dhe “shumë njerëz u lënduan, dhe të tjerët u kthyen në spital”.

“Kishte një gjendje paniku që i bëri njerëzit të qëndronin mbi njëri-tjetrin dhe të bërtisnin”, thotë ajo.

“Sapo dolëm nga porta e spitalit dhe arritëm në postblloqe, i gjithë spitali dhe repartet u sulmuan nga qentë e policisë dhe derisa po qëndronim në postblloqe, u arrestuan shumë njerëz”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori