Bremer po shkëlqen me Torinon, klubet më të mëdha evropiane pas tij

Ka luftë ofertash për mbrojtësin e Torinos, Bremer, ku në garë janë futur edhe gjigantët gjerman të Bayern Munich, që i janë bashkuar garës me Interin, Milanin, Chelsean dhe Newcastle United.
Qendërmbrojtësi brazilian kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re me Toro deri në qershor 2024, duke i garantuar kështu klubit të tij më shumë mundësi në tregun e transferimeve, megjithëse largimi i tij këtë verë është praktikisht i sigurt.
Ai është me Granata që nga viti 2018 dhe mbush 25 vjeç muajin tjetër, kështu që është në kulmin e karrierës të tij.
Interi mbetet favorit për të nënshkruar me Bremerin, përpara Milanit, Chelseat dhe Newcastle United, veçanërisht me laraskat që kishin provuar tashmë në janar të nënshkruanin me të.
Megjithatë, Sky Sports Deutschland, Bayern Munich tani ka hyrë në garë dhe ka bërë kontakte fillestare që kanë qenë shumë pozitive me Torinon.
Nuk ka ende një ofertë, por vetëm interes dhe janë duke u hedhur bazat për një marrëveshje të mundshme verore.
Bremer shënoi dy gola dhe dha një asistim në 23 ndeshje të Serie A këtë sezon. /Telegrafi/













































