LAJMI I FUNDIT:

Bregu: 12 ekipe të rinjsh nga rajoni me projektet e tyre në finalen e Balkathon

Bregu: 12 ekipe të rinjsh nga rajoni me projektet e tyre në finalen e Balkathon

Prishtina do të presë ceremoninë e çmimeve BALKATHON 3.0: 6 ekipet më të mira do të shpërblehen për zgjidhjet e tyre digjitale.

Sarajevë – Fituesit e konkursit të tretë online të Ballkanit Perëndimor për zgjidhjet më të mira digjitale, BALKATHON 3.0 do të marrin çmimet e tyre të martën, më 6 shtator 2022, në aktivitetin final që fillon në orën 10:00 në Prishtinë, dhe drejtpërdrejt në kanalin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, RCC) në YouTube dhe faqen në Facebook.


Ceremonia e ndarjes së çmimeve Balkathon 3.0 do të hapet nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RCC, e ndjekur nga prezantimi i 12 finalistëve të përbërë nga ekipe të rinjsh nga rajoni ynë, vijon më tej me një panel diskutimi mbi transformimin digjital dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve ku  gjashtë gjetjet më të suksesshme do të shpallen fitues dhe do të marrin çmimet e tyre.

“Çdo epokë do të ketë Faustin e vet,”- thoshte Kierkeegard. E vërteta është se ne jemi të gjithë nën një nyje faustine. Interneti na ka ndryshuar jetën. Çdo 11 sekonda konsumatorët ose bizneset pësuan sulme kibernetike gjatë 2021. Parashikimet thonë se në 2031 çdo 2 sekonda, një hacker mund të na bllokojë kompjuterin ose telefonin, duke na vënë gjobë nëse do të duam të rimarrim llogaritë tona. Ne, në RCC e kaluam eksperiencēn tonë të kësaj natyre, muajin e kaluar, kur llogaria jonë në Instagram u hakerua. Shqipëria para pak kohësh dhe së fundmi Mali i Zi ishin objektivi i hackerave dhe dëmi në këto raste është edhe më serioz. Por pavarsisht këtij rreziku, bota dhe shërbimet janë cdo ditë më shumë digjitale. Tregu global i transformimit digjital kapi vlerën 608.72 miliardë dollarë në vitin 2021 dhe pritet të zgjerohet me një normë rritjeje vjetore  prej 23.1% nga 2022 në 2030. 6 miliardë njerëz janë në internet – 75% e të gjithë popullsisë së botës.  Në vitin 2030 do të jetë 90%. Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (TIK) është përgjegjëse sot për 5-9% të përdorimit global të energjisë elektrike.

Ndaj për të përballur  rreziqet dhe të gjitha të panjohurat që na presin, nuk ka rrugë tjetër veçse ecja përpara drejt botës më inovative, më të guximshme, më të shpejtë, më të zgjuar, më digjitale. Dhe çfarë është më e rëndësishme kjo rrugë duhet të jetë me rregulla të forta për të mbrojtur të mirët, të pafajshmit, sigurinë personale dhe kombëtare nga kriminelët.

Ku jemi ne këtu? Duke u përpjekur të nxisim sa më shumë agjenda rajonale të koordinuara në fushën digjitale. Nga një ide e lindur gjatë pandemisë, 9 projekte të reja digjitale të realizuara në Ballkanin Perëndimor iu shtuan, në 2 vitet e fundit, atyre ekzistuese, duke e bërë Balkathon një markë të RCC për të cilēn jemi krenare. Ne nuk prodhojmë ide digjitale por i kemi dhënë mundësinë tē rinjve nga i gjithë rajoni ynë  për ta bërë këtë. Nesër në Prishtinë, 12 ekipe me të rinj nga rajoni  do të prezantojnë projektet e tyre në finalen e #Balkathon. Zgjidhje të reja, inovative, të ndryshme digjitale, për të zgjuar rajonin tonë për të ardhmen. 6 më të mirët do të fitojnë dhe shpresojmë se do të pushtojnë në tregjet tona dhe ato globale. Mos e humbisni këtë. Bashkohuni me ne online këtë të martë që nga ora 10.00 në RCC youtube dhe shikoni.

Mezi presim javën e ardhshme dhe le të fitojë më i miri!” – tha sekretarja e përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Ky edicion i tretë i konkursit, i organizuar nga RCC për të tretin vit radhazi, tërhoqi 60 aplikacione në ekipe në temat e mëposhtme: tregti elektronike, bujqësi, energji e rinovueshme/qëndrueshme, transport, logjistikë dhe të ndryshme, duke përfshirë teknologjinë e mjekësisë/bioteknologjisë/shëndetësisë, blockchain dhe sigurinë kibernetike, argëtimi dhe lojërat, teknologjitë e pastra dhe të gjelbra.

Nga 60 ide, 12 ekipe do t’ia paraqesin zgjidhjet e tyre të martën jurisë së ekspertëve nga Ballkani Perëndimor e cila do të votojë për më të mirët. Gjashtë ekipet më të mira do të shpërblehen me çmime prej 10,000 euro secila. Gjashtë ekipet fituese do të kenë mundësinë të zbatojnë idenë e tyre në Ballkanin Perëndimor.

Vitin e kaluar, RCC shpërbleu gjashtë ekipe nga të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për zgjidhjet e tyre më të mira inovative në Smart City, E-Health, Green Cites dhe E-entrepreneur që kanë përdorur mbështetjen financiare të dhënë për të zhvilluar plotësisht zgjidhjet e tyre digjitale. Shikoni fituesit e vitit të kaluar.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Bien Facebook, Instagram e Threads

Bien Facebook, Instagram e Threads

Teknologji
Kalo në kategori