LAJMI I FUNDIT:

Brazili dëbon Fondin Monetar Ndërkombëtar

Brazili dëbon Fondin Monetar Ndërkombëtar

Qeveria braziliane ka larguar Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas pakënaqësisë me parashikimet ekonomike të institucionit.

“Ka vite që nuk u duheshin më këtu. Ata qëndruan sepse e duan zierjen me fasule të zeza, mishin, futbollin, bisedat e këndshme dhe herë pas here kritikojnë dhe bëjnë parashikime të gabuara”, tha Paulo Guedes, ministri i financave i Brazilit.

Nga 30 qershori i vitit të ardhshëm, kur përfaqësuesi aktual i FMN-së do të zëvendësohet, Brazili nuk do ta njohë më zyrën e institucionit në kryeqytetin e tij, Brasilia, njoftoi ministri.

“Ne u kemi thënë atyre që t’i japin parashikimet e tyre diku tjetër”, shtoi ai. FMN ka pranuar të mbyllë zyrën në atë datë, shkruan Financial Times.

Vendimi pasoi kritikat në rritje të Guedes për parashikimet e FMN-së në vitet e fundit, veçanërisht vitin e kaluar gjatë pikut të pandemisë. Ai përmendi vlerësimin e fondit për një rënie prej nëntë për qind të produktit të brendshëm bruto vitin e kaluar, i cili ishte dukshëm më i keq se rënia prej katër për qind e raportuar zyrtarisht nga qeveria.

“Nëse duan, ata mund të mbajnë zyrën e tyre, por ne zyrtarisht themi se nuk na duhen më këtu”, tha Guedes. /Telegrafi/