LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e gatshme të shesë Rafinhan te Interi

Barcelona e gatshme të shesë Rafinhan te Interi

Barcelona thuhet se është e gatshme të shesë Rafinha Alcantaran te Interi në këtë afat kalimtar.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Blaugranasit po përgatitet që të bëjnë një revolucion në skuadër në këtë verë.


Skuadra katalunase do të largojë 12 lojtarë nga skuadra, derisa Rafinha është ne mesin e tyre.

Barcelona ka pranuar në fillim të këtij muaji dhjetë milionë euro nga Celta Vigo për 27-vjeçarin, mirëpo e kanë refuzuar atë menjëherë.

Por, sipas mediumit katalunas, Interi është futur në garë për Rafinhan dhe kanë ofruar 16 milionë euro për shërbimet e tij.

Lojtari ka qenë i huazuar edhe më parë te Nerazzurët, duke shfaqur një formë të lartë, derisa tani mund të kalojë përfundimisht në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/