LAJMI I FUNDIT:

Bota e sportit e ka shmangur Putinin

Bota e sportit e ka shmangur Putinin

Derisa Rusia vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë, një mori organizatash sportive ndërkombëtare dhe organe drejtuese janë përgjigjur gjithashtu duke vënë në shënjestër Vladimir Putinin dhe atletët e tij me sanksione të ashpëra në forma të ndryshme dhe presidentit rus i janë hequr titujt e shumtë të nderit sportiv.

Veçanërisht sportistët rusë dhe bjellorusë nuk u lejuan të garojnë në Lojërat Paraolimpike Dimërore 2022 në Pekin.


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) njoftoi gjithashtu se kishte tërhequr Urdhrin Olimpik – çmimi më i lartë i lëvizjes olimpike – i dhënë te Putini.

Shevchenko konfirmon se familjarët e tij në Ukrainë po përballen me vdekjen
Lexo po ashtu Shevchenko konfirmon se familjarët e tij në Ukrainë po përballen me vdekjen

Ndërkohë, organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, dhe organi evropian i futbollit, UEFA, kanë pezulluar të gjitha ekipet ndërkombëtare dhe klube ruse nga garat e tyre “deri në njoftimin e radhës”.

“Vladimir Putin ka qenë i apasionuar pas sporteve dhe përdorimit të sportit për të projektuar rëndësinë e Rusisë në skenën botërore dhe për t’i kthyer popullit rus një ndjenjë krenarie për suksesin e tyre në skenën botërore”, deklaroi Michael Payne, ish-kreu i marketingut në IOC për CNN.

Është rus, por Medvedev 'pushton' rrjetet sociale me veprimin për Ukrainën
Lexo po ashtu Është rus, por Medvedev 'pushton' rrjetet sociale me veprimin për Ukrainën

Payne shtoi se ndikimi më i menjëhershëm i sanksioneve mund të jetë sfidimi i narrativës së Kremlinit për konfliktin.

Situata nuk tregon në përmirësim të gjendjes dhe Putin mund të përballet me sanksione edhe më të ashpra në ditët e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori