LAJMI I FUNDIT:

Bostoni e mundë Washingtonin pas vazhdimeve falë Isaiah Thomasit (Video)

Bostoni e mundë Washingtonin pas vazhdimeve falë Isaiah Thomasit (Video)

Isaiah Thomas ka barazuar performancën më të mirë në karrierën e tij, pasi ka realizuar 53 pikë për herë të dytë në fitoren e madhe të Boston Celtics në shtëpi ndaj Washington Wizards me rezultat 129-119 pas vazhdimeve.

Ndeshja e dytë e zhvilluar në TD Garden i pa për protagonistë dyshen e organizatorëve, Isaiah Thomas dhe John Wall të cilët u përballën në mënyrë të pamëshirshme duke shënuar pikë të rënëdsishme për skuadrën e tyre, shkruan Telegrafi.


Pas një periode të parë ku Washingtoni krijoi epërsi prej 13 pikësh, ishin vendasit ata që u kthyen në periudhën e dytë për të ngushuar dhe me nivelizim të rezultatit ndeshja shkoi në vazhdime.

Në vazhdime Bostoni me mbrojtje të fortë arriti të shkapërderdh mysafirët duke krijuar epërsi prej 10 pikësh dhe duke i fituar vazhdimet me rezultat 15-5.

Më i miri ishte pa dyshim Isaiah Thomas me 53 pikë, 4 asistime, 4 kërcime, 3 topa të vjedhur, pasuar nga Al Horford me double double fantastik prej 15 pikësh, 12 kërcimesh, 3 asistimesh dhe 1 top të vjedhur, kurse kontribuan me nga 14 pikë edhe Crowder dhe Bradley.

Te mysafirët i pandalshëm ishte John Wall i cili realizoi 40 pikë e 13 asistime, kurse u ndihmua nga Morris me 16 pikë dhe Beal me 14 pikë që nuk kishte natën e tij më të mirë.

Aktualisht Bostoni ka epërsi të madhe pas dy ndeshjeve në shtëpi prej 2-0, teksa dy ndeshjet e ardhshme të serisë gjysmëfinale të playoffit në konferencën lindore barten në Washington. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori