LAJMI I FUNDIT:

Borussia Dortmund vjen me një super ofertë që ta mbajë në klub Haalandin – paga e tij do të dyfishohet

Borussia Dortmund vjen me një super ofertë që ta mbajë në klub Haalandin – paga e tij do të dyfishohet

Borussia Dortmund nuk i ka humbur shpresat për Erling Haaland dhe do të bëjë një përpjekje të madhe që ta mbajë.

Sipas Bild, klubi gjerman është i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për sulmuesin norvegjez.


Ata e dinë se klauzola e tij e largimit për këtë verë është 75 milionë euro – një shumë lehtë e pagueshme për shumë klube, kështu që ata përgatiten të bëjnë një përpjekje të madhe.

Ideja e Dortmundit është që të bëjë gjithçka që është e mundur që të vazhdojë të llogarisë te Erling Haaland edhe për të paktën një vit dhe për këtë ata do të hapin thesin.

Kontrata e norvegjezit do të rritej në mënyrë dramatike, konkretisht do të dyfishonte pagën aktuale, nga 8 në 16 milionë në sezon.

Norvegjezi do të bëhej futbollisti më i paguar në skuadër: një privilegj që aktualisht i takon Marco Reus, i cili fiton rreth 12 milionë në vit.

Përveç kësaj, sipas Bild, propozimi i Dortmundit do të ndihmohej edhe nga kompania Puma, e cila do t’i ofronte një kontratë të rëndësishme sponsorizimi.

CEO i Dortmundit merr përsipër situatën

Për të gjitha këto, Han-Joachim Watzke, CEO i Borussia Dortmundit, nuk e humb shpresën, megjithëse pranon vështirësinë e kompanisë.

“Ne e kuptojmë që një vit tjetër i Erling me ne do të ishte shumë i mirë për zhvillimin e tij, por nëse ai dëshiron një destinacion të ri, do ta kuptonim edhe ne”, ka thënë ai.

Watzke vetë tashmë la të kuptohet se në verë do të jetë veçanërisht i zënë për Haaland, madje edhe duke treguar për Real Madrid si një destinacion i mundshëm për lojtarin.

“E vetmja gjë që di është një garanci se Real Madridi është shumë i interesuar për të. Mund të emëroj edhe 25 ekipe të tjera tani, por për ta e di me siguri”, deklaroi Watzke. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori