LAJMI I FUNDIT:

Bonucci tregon se si kishte dështuar transferimi i tij tek Real Madridi

Bonucci tregon se si kishte dështuar transferimi i tij tek Real Madridi

Ish-ylli i Juventusit, Leonardo Bonucci ka zbuluar se sa afër ishte që t’i bashkohej Real Madridit në vitin 2017 falë Andrea Agnellit dhe Antonio Contes.

Mbrojtësi italian është i suspenduar për duelin që do të zhvillohet sot (e martë) me Union Berlinit dhe Real Madridit për shkak të kartonëve.


“Më vjen shumë keq, me shumë mundësi do të ishte ndeshja ime e fundit në Ligën e Kampionëve, por ishte shkruar të përfundonte kështu”, ka thënë Bonucci për gazetën Marca.

“Jam i hidhëruar sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme. Mendoj se nëse fitojmë, ne kemi gjasa të mëdha që të kualifikohemi në Ligën e Evropës”, është shprehur ai.

Shorti i Kupës së Mbretit: Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi zbulojnë kundërshtarët
Lexo po ashtu Shorti i Kupës së Mbretit: Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi zbulojnë kundërshtarët

Bonucci ishte bërë pjesë e Union Berlinit verën e kaluar si lojtar i lirë nga Juventusi. Ai ishte “përjashtuar” nga ekipi italian përkundër faktit që kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Kur Bonucci iu bashkua Milanit si transferim nga Juventusi në vitin 2017, ai kishte mundur që në vend të kësaj t’i bashkohej Real Madridit.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar Real Madridin. Ndoshta klubi më i madh në botë. Ishte një moment kur unë isha afër t’i bashkohesha Real Madridit. Ishte një ëndërr. Unë i admiroj të gjithë lojtarët që kanë luajtur aty dhe tani kanë një maestro në bankë siç është Ancelotti”, ka thënë Bonucci.

Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Gironas për një çmim mjaft të ulët
Lexo po ashtu Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Gironas për një çmim mjaft të ulët

“Ishte në verën e vitit 2017 pasi na mposhtën në finalen e Ligës së Kampionëve në Cardiff. Negociatat mes agjentit tim dhe Madridit ishin intensifikuar, por ne nuk e përmbyllëm marrëveshjen. Në vend të kësaj, ata vendosën të transferojnë një lojtar më të ri dhe jo një në të 30-tat. Ishte e bukur, ani pse nuk ndodhi”, përfundoi italiani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori