LAJMI I FUNDIT:

Bonucci kapiten te Milani edhe jashtë fushës – Pas paraqitjes së jashtëzakonshme e detyron Cutronen të paguajë darkë për të gjithë skuadrën (Foto)

Bonucci kapiten te Milani edhe jashtë fushës – Pas paraqitjes së jashtëzakonshme e detyron Cutronen të paguajë darkë për të gjithë skuadrën (Foto)

Ai erdhi me shumë bujë në këtë afat kalimtar verorë nga radhët e Juventusit, e menjëherë iu garantua shiriti i kapitenit në fushën e blertë.

Megjithatë Bonucci duket se nuk udhëheq vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.


Mbrëmjen e djeshme (e diel), Milani mposhti 3-0 Crotonen në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A, ku spikati padyshim talenti i ri në sulm, Patrick Cutrone, autor i një goli, i rrëmbimit të penalltisë së shënuar nga Kessie dhe i një asisti për Suson.

E për ta festuar këtë debutim tejet fantastik të talentit të dalë nga akademia e Milanit, nuk mund të kishte më mirë sesa t’iu ofronte shokëve të skuadrës një darkë.

Sigurisht të paguar prej tij, por kjo jo për rrjedhë logjike, por sepse kështu e vendosi kapiten Bonucci.

“Njëri pas tjetrit (golat). Një fillim tejet i mirë, ashtu siç e prisnim të gjithë. Për këtë arsye duhet të punojmë fort, ditë pas dite. Bravo Patrick Cutrone për golin tënd të parë në Serie A”, ishte urimi i Leonardo Bonuccit për sulmuesin e ri, transmeton Top Channel.

Por urimi nuk mbeti me kaq.

“Siç e do tradita, të presim për darkën…për ta paguar sigurisht!”, shkroi ish-mbrojtësi i Juventusit në rrjetin social.

Një ftesë e aprovuar nga të gjithë shokët e skuadrës, pas së cilës erdhi edhe reagimi i vet Cutrones. “Faleminderit Leo, ashtu do të jetë”.

Një Milan që, përveç demonstrimit të vlerave në fushën e blertë, duket se po shfaqet edhe nëpër rrjetet sociale për të dhënë mesazhin se janë një grup i bashkuar dhe tejet i motivuar për suksese në këtë sezon të ri.

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori