Sipas Gazzetta dello Sport, Juventusi po e monitoron nga shumë afër situatën e mesfushorit të Real Madridit, Eduardo Camavinga, i cili raportohet se është i pakënaqur me rolin e tij.

Ylli francez dëshiron të luajë më rregullisht sezonin e ardhshëm, pasi e kishte humbur plotësisht rolin qendror nën drejtimin e Alvaro Arbeloas është ende e paqartë nëse Jose Mourinho e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm.


Trajneri Luciano Spalletti raportohet se e vlerëson shumë lojtarin, teksa synon ta rindërtojë skuadrën e “Bianconerëve” me cilësi të lartë teknike.

Thuhet se gjiganti spanjoll është mjaft i hapur për një marrëveshje huazimi, megjithëse rruga drejt një transferimi të mundshëm mbetet e vështirë.

Camavinga është i gatshëm të shqyrtojë vetëm një largim të përkohshëm nga Spanja, me synimin për ta rikthyer statusin e tij elitar në futbollin europian.

Megjithatë, çdo marrëveshje finale varet plotësisht nga Juventusi, i cili fillimisht duhet të gjejë një zgjidhje për largimin e mesfushorit Teun Koopmeiners, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij./Telegrafi/

telegrafi sport app