LAJMI I FUNDIT:

Boga zbulon dy ëndrrat e mëdha e mëdha në karrierë

Boga zbulon dy ëndrrat e mëdha e mëdha në karrierë
Jeremie Boga (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ylli i Sassuolo, Jeremie Boga ka zbuluar se ëndërron të fitojë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tij.

Ish-lojtari i Chelseat ka impresionuar në Serie A këtë sezon dhe ka fituar dashurinë e tifozëve të Sassuolos me aftësitë e tij në stadiumin MAPEI.

Por, 23-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, me një të kaluar si huazim në Stade Rennais, Granada dhe Birmingham, ka zbuluar se ai ka disa ëndrra të mëdha për karrierën e tij.

Talenti i Sassuolos, Jeremie Boga shënon njërin nga golat më të bukur këtë sezon
Lexo po ashtu Talenti i Sassuolos, Jeremie Boga shënon njërin nga golat më të bukur këtë sezon

“Ëndrrat e mia janë të fitojë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Boga për faqen zyrtare të klubit.

Boga po ‘çmend’ të gjithë me formën (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Në katër vitet e kaluara, unë kam luajtur në këto vende të mëdha. Por, mendoj se Serie A dhe La Liga i kanë vlerësuar më shumë cilësitë e mia”.

“Unë jam i shpejtë dhe një lojtar teknik”.

Skuadrat e mëdha italiane duan transferimin e Bogas në verë
Lexo po ashtu Skuadrat e mëdha italiane duan transferimin e Bogas në verë

“Ndoshta formacioni 4-3-3 i përshtatet më mirë stilit tim, por unë gjithashtu mund të luaj në 4-4-2 dhe 4-2-3-1”, përfundoi sulmuesi anësor.

Ndryshe, Boga ka shënuar shtatë gola në 22 ndeshje të Serie A për ekipin e tij këtë sezon dhe mund t’i shtojë ato kur Sassuolo të presë Parma këtë fundjavë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori