LAJMI I FUNDIT:

Bob Dylan prezanton albumin e ri dhe deklaron: “Isha fans i Amy Winehouse”

Bob Dylan prezanton albumin e ri dhe deklaron: “Isha fans i Amy Winehouse”

Në pritje të daljes së “Triplicate”, albumit të ri, Bob Dylan ka dhënë një intervistë ekskluzive. Në një dialog të gjatë me shkrimtarin Bill Flanagan, të publikuar në sitin e tij, kantautori ka thënë se ka qenë fans i Amy Winehouse, duke e konsideruar atë si “artisten e fundit me një stil individual”.

Bob Dylan rrëfeu për gjithçka , duke nisur nga fëmijëria në Minnesota. “Kam lindur në Duluth, qytet industrial, ku kishte porte anijesh, hekurudha. Kishte shpesh borë, marinarë, furtuna. Nëna ime tregon për ushqim me racione, elektricitet të ndërprerë, mungesë ngrohjeje. Ishte një vend me errësirë, edhe në mes të ditës, kemi jetuar deri sa u bëra 5 vjeç, deri sa mbaroi lufta”, shprehet Dylan.


Artisti ka nënvizuar se si sot ndihet më i vetmuar. “Kam humbur miq të vjetër”, konfirmon Dylan, duke nisur nga i madhi Muhammad Ali, tek Leonard Cohen, Leon Russell dhe Merle Haggard, “Ishim si vëllezër, të gjithë kemi përshkuar të njëjtën rrugë dhe të gjithë kanë lënë hapësira të pabesueshme boshe brenda meje. Ndihem vetëm pa ta”.

Ka treguar se ka edhe një fans sekret , Frank Sinatra. “Frank njihte ‘The Times They Are a-Changin’ dhe ‘Blowin’ in The Wind’. I pëlqente ‘Forever Young’, ma thoshte ai vetë. Një mbrëmje në terracën e tij më tha “Ti dhe unë kemi sytë bojëqielli dhe vijmë prej atje. Dhe tregonte yjet. Mendoja se kishte të drejtë”, tregon fituesi i Nobelit për letërsinë.

Fjalë prekëse rezervuar për atë që për disa vite, në vitet e para të ’60 u konsiderua si “shpirti binjak”, Joan Baez: “Zëri i saj ishte si i një sirenë afër ndonjë ishulli grek”.

“Triplicate” mbledh në tre CD 30 këngë standarde amerikane që datojnë në vitet ’20-’40. Secila nga tre CD është e përbërë nga 10 këngë dhe një gjatësi prej 32 minutash, për këtë veçori Dylan thotë se “është numri i plotësimit. Është numri me fat dhe numri i dritës.

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori