LAJMI I FUNDIT:

Boateng tregon se si i shpenzoi gjithë paratë për dy vite

Boateng tregon se si i shpenzoi gjithë paratë për dy vite

Ish-ylli i Tottenhamit dhe Milanit, Kevin-Prince Boateng, ka zbuluar se si i shpenzoi gjithë paratë duke festuar në diskoteka me ‘shokë’, por tani është penduar dhe ka ndryshuar.

Ganezi i cili tani është pjesë e Las Plmas në një intervistë për Marca ka folur për vështirësitë që e kanë ndjekur në vitet e fundit.


Boateng zgjedh lojtarin më të mirë në histori (Foto)
Lexo po ashtu Boateng zgjedh lojtarin më të mirë në histori (Foto)

“Në dy vite kam shpenzuar gjithë paratë në vetura, jahte, këpucë, diskoteka, restorante dhe me shokë që në realitet nuk ishin të tillë”.

“Për një djalosh si unë i cili është rritur në një lagje të varfër dhe pa para, kjo ishte e rrezikshme”.

“Jam penduar në shumë gjëra. Në jetën time kam festuar shumë. Në futboll gjërat ndryshojnë shumë dhe fatmirësisht tani njerëzit flasim për mua vetëm në aspektin sportiv”.

“Në jetë është e rëndësishme të njohësh gabimet. Fal tyre dhe asaj që jam ndoshta tani jam më i mençur”.

Hera e fundit kur Milani kishte fituar trofe kishte këtë skuadër (Foto)
Lexo po ashtu Hera e fundit kur Milani kishte fituar trofe kishte këtë skuadër (Foto)

“Mendja ime më parë shkonte në gjëra të parëndësishme, por kam vendosur të ndryshoj mentalitetin tim”, ka thënë Boateng.

Në këtë sezon Boateng ka shënuar pesë gola për klubin spanjoll. /Telegrafi/