LAJMI I FUNDIT:

BMW kundër Lexus – kush mund të funksionon më gjatë pa vaj motorik?

BMW kundër Lexus – kush mund të funksionon më gjatë pa vaj motorik?

Të gjithë pronarët e veturave e dinë shumë mirë se një veturë nuk mund të funksionojë pa vaj.

Vaji duhet të ndërrohet rregullisht për të siguruar që motori i veturës të jetë i lubrifikuar mirë, sepse pa të garantohet një prishje e madhe që pothuajse gjithmonë nënkupton zëvendësimin e të gjithë motorit.

Sidoqoftë, veturat mund të funksionojnë plotësisht pa vaj, megjithëse jo për shumë kohë. Ekipi nga CarWow kontrolloi se sa kohë duhet që një dështim i madh i motorit të ndodhë pa vaj.

Për këtë eksperiment interesant, ata zgjodhën dy makina luksoze të klasit më të lartë, të cilat për shkak të moshës nuk ishin më fitimprurëse për pronarët e tyre dhe ishin rrugës për skrap: BMW 735i dhe Lexus LS430.

Megjithëse veturat nuk ishin në gjendje të plotë drejtimi, motorët e tyre ende punonin pa të meta kur filloi testimi. Pas shkarkimit të vajit nga motori, veturat u ndezën për të kontrolluar se sa kohë do t’u duhej për t’u “kulluar shpirtin.

Testi filloi me një punë të shkurtër të motorit pa gaz dhe tashmë atëherë ishte e qartë se diçka nuk shkonte sepse motorët bënin zhurma mjaft të pakëndshme. Pas kësaj, rrotullimet e motorit u ngritën në 3000 për 30 sekonda, gjë që nuk ishte e mjaftueshme për të shkaktuar një dështim. Kjo u pasua nga lundrimi deri në fushën e kuqe me tahometri, dhe Lexus e duroi atë torturë vetëm për 10 sekonda. Pas gjithsej një minutë e 20 sekonda, motori i tij dështoi.

BMW-ja, nga ana tjetër, duroi shumë më tepër. Motori i tij ishte në gjendje mjaft të mirë për më shumë vozitje, dhe filloi të humbiste fuqinë vetëm kur shoferi “driftoi” me të disa xhiro rreth Lexus “të ndjerit”.

Por as ky nuk ishte fundi, BMW-ja luftoi pak më shumë përpara se motori i saj të dështonte pas 7 minutash e 34 sekondash përpjekje të konsiderueshme pa një pikë vaji.

Edhe pse mund të jetë argëtuese, ky test nuk është aspak një masë e gjendjes së vërtetë të cilësisë së motorit. Asnjë motor nuk është bërë të funksionojë pa vaj dhe është plotësisht e paparashikueshme se sa do të zgjasë në atë rast. Gjithashtu, nuk dihet saktësisht se në çfarë gjendje kanë qenë motorët e këtyre dy makinave para provës. Është e mundur që Lexus ishte tashmë në gjendje më të keqe përpara testit. /Telegrafi/