LAJMI I FUNDIT:

Bllokohen rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë

Bllokohen rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas Jarinës dhe Merdarës është bllokuar plotësisht edhe pikëkalimi në Bërnjak.

Pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë janë bllokuar për shkak të protestave në Serbi.


Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se pikat e tjera mbeten të kalueshme dhe nuk ka kolona.

Më herët Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se të hënën mbrëma në territorin e Serbisë, në afërsi të vendkalimeve në Jarinjë dhe në Merdarë, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që hyjnë nga Kosova për shkak të protestave që po mbahen, në afërsi të tyre. Nuk është i sigurt as kalimi i makinave të udhëtarëve, tha në një njoftim kjo ministri duke u bërë thirrje atyre që janë në rrugë të përdorin vendkalimet tjera kufitare.

“Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë”, thuhet në njoftim.

Më herët u raportua se rreth 30 kamionistë nga Kurshumlija kanë bllokuar rrugën kryesore Nish-Podujevë në fshatin Rudare.

Telegrafi raportoi se rreth orës 19:00, disa vozitës serbë të kamionëve, në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë (pas pikës kufitare në Jarinjë), ku nuk po i lënë kamionët me targa të Kosovës të shkojnë tutje për në Serbi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori