Krijimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, nga ekspertë të çështjeve ekonomike, listohen si dy prioritetet më të rëndësishme në aspektin ekonomik për vitin 2020. Por ekspertët e ekonomisë thonë se, “bllokada politike, do të shkaktojë probleme në ekonominë vendore”.
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se bllokada politike do të shkaktojë probleme në ekonominë vendore.
Njohësi i ekonomisë, Naim Gashi, thotë se problemi do të jetë për realizimin e projekteve kapitale. Sipas tij, shëndetësia, arsimi, hapja e vendeve të reja të punës duhet të jenë prioritetet e qeverisë së ardhshme, për zhvillimin e vendit.
“Vonesat për krijimin e institucioneve përveç aspektit ekonomik, ato ndikojnë edhe në imazhin e shtetit dhe në dekurajimin e investimeve të jashtme, për të cilat Kosova ka nevojë. Arsimi dhe shëndetësia duhet të jenë dy sektorët primarë në qeverinë e ardhshme, për shkak se këta dy sektorë janë para kolapsit, për të mos thënë të kolapsuar”, tha Gashi për televizionin publik.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rrukiqi, kërkon që sa më shpejt të formohen institucionet e reja të vendit, për siç thotë ai, vonesa e krijimit të tyre është në dëm të pariparueshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Kosova nuk ka komoditetin që ka rritje vetëm ekonomike, në vitin 2019, nuk kemi arritur që të krijojmë rrethana dhe kemi një rritje të qëndrueshme, jo katër për qind apo pesë për qind, por të shkojmë tutje, shtatë apo tetë”, tha ai.
E Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, thotë për Radio Kosovën se qeveria e ardhshme prioritet duhet ta ketë hartimin e Strategjisë Kombëtare për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Në atë strategji do të duhet të jetë prioriteti i zhvillimit ekonomik të vendit, ne nuk e dimë aktualisht se cili është prioriteti zhvillimor i vendit, si privat, ne mund të themi se kemi disa iniciativa, por si shtet ato shpesh janë penguar. Prandaj, hartimi zhvillimor për ekonominë e vendit, duhet të jetë prioritet i qeverisë në ardhje dhe atyre të ardhshme në vazhdimësi, që të kenë fokus një planprogram”, tha Shahini.
Ekspertët ndërkaq vlerësojnë se duhet të zhvillohet projekti për Gjykatën Komerciale dhe të shtohet siguria, sepse kjo sipas tyre, mund të ndikojë edhe në prurjet e investimeve të huaja në Kosovë. Sidoqoftë, Kosova ka hyrë në vitin e ri, pa miratimin e buxhetit për vitin 2020, i cili për këtë vit, pritet të jetë rreth 2.4 miliardë euro.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur