LAJMI I FUNDIT:

Blleki lanson këngën e re “Shoki”

Blleki lanson këngën e re “Shoki”
Blleki (Foto: YouTube/Bllekibllek)

Blleki e ka lansuar këngën e re me titull “Shoki”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, ndërsa ‘beat-i’ dhe incizimi është bërë nga K-Master.


Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge është bërë nga PressPlay.

Deadly Serious Entertainment qëndron prapa anës vizuale të këtij projekti.

Blleki është një emër i ri i skenës, i cili është pjesë e labelit të njohur “PINT”.

Ai pëlqehet nga të rinjtë, ndërsa gjatë muajit prill e lansoi këngën solo “Shawty”.

Reperi u përfshi në këngën “Rruga n’Club” në bashkëpunim me Lyrical Son dhe MC Kresha. /Telegrafi/