LAJMI I FUNDIT:

“Blick”: Ja cfarë simbolizojnë emrat e shqiptarëve të Zvicrës

“Blick”: Ja cfarë simbolizojnë emrat e shqiptarëve të Zvicrës
Switzerland's Xherdan Shaqiri, center, celebrates with Valon Behrami, right, and Granit Xhaka, left, after the first goal for Switzerland during a Worldcup qualification soccer match between Switzerland and Albania at the Swisspor Arena in Lucerne, Switzerland, Tuesday, September 11, 2012. (KEYSTONE/Walter Bieri)

Përplasja me Shqipërinë në sfidën parë të Grupit A të eliminatoreve të Europianit, i ka detyruar zviceranët të rrëmojnë më shumë në kulturën shqiptare, ose më saktë të analizojnë prejardhjen e emrave të futbollistëve me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Zvicrën.

“Blick” përpiqet t’u shpjegojë tifozëve helvetë se cila është domethënia e emrave të Valon Behramit, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Blerim Xhemailit apo Admir Mehmedit.


Valon, shpjegon “Blick” ka të bëjë me fjalën valë apo impuls. Në shqip lidhet fluturim, rrëmbim, pra ka konotacion patriotik.

Në serinë e emrave patriotikë është edhe ai i Shaqirit. Gjerdani është mbajtësja e fishekëve të armëve të luftëtarëve. Në këtë rast zviceranët shpresojnë se Shaqiri ta ketë mbushur fishekë gjerdanin e tij në sfidën me kuqezinjtë.

blicv

Më paqësor, sipas “Blick”, është emri i Xhemailit. Blerim do të thotë lulëzim. Dëshira e tifozëve të Zvicrës është që Xhemaili të lulëzojë në Europian, si në ndeshjet e fundit miqësore, transmeton sueprsport.al.

Emri i Granit Xhakës ka të njëjtin kuptim si në shqip ashtu edhe në gjermanisht. Është emri i një shkëmbi të fortë, që simbolizon fuqinë dhe paprekshmërinë.

Por jo të gjithë emrat e shqiptarëve, shpjegon “Blick”, lidhen me forcën apo trimërinë. Admir apo Burim, janë emra që shprehin gëzim, hare.

Zviceranët shpresojnë që anën patriotike lojtarët kuqezi ta shfaqin jo në sfidën e parë me Zvicrën, por me Francën dhe Rumaninë.

Në trend Sport

Më shumë
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

La Liga
Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Premier League
Kalo në kategori