LAJMI I FUNDIT:

Blerta Zeqiri emërohet drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës

Blerta Zeqiri emërohet drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës
Blerta Zeqiri dhe Albin Kurti (Foto: Albin Kurti/Facebook)

Regjisorja e njohur shqiptare, Blerta Zeqiri, është përzgjedhur drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Nga konkursi ku në garë ishin Visar Krusha e Lum Çitaku, regjisorja e filmit “Martesa” u zgjodh personi që do të jetë në krye të QKK-së për mandatin e ri.


Lajmin e konfirmoi edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një njoftimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Blerta Zeqiri, kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hajrulla Çeku (Foto: Albin Kurti/Facebook)

Ky është postimi i plotë i kryeministrit (pa ndërhyrje):

“Blerta Zeqiri nga sot drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Bashkë me ministrin Çeku, në zyrën time pritëm drejtoren e sapozgjedhur të Qendrës Kinematografike të Kosovës, regjisoren Blerta Zeqiri.
Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit.
Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook. /Telegrafi/

Blerta Zeqiri, kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hajrulla Çeku (Foto: Albin Kurti/Facebook)

Blerta Zeqiri, kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hajrulla Çeku (Foto: Albin Kurti/Facebook)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori