LAJMI I FUNDIT:

“Blerja e Milani, absolutisht jo transparente”

“Blerja e Milani, absolutisht jo transparente”

Mediumi i njohur italian Corriere della Sera dhe tjetri La7 pretendojnë se blerja e Milanit nga Yonghong Li ishte absolutisht jo transparente, duke arritur një nivel që kurrë nuk është parë më parë.

Shitja e aksioneve nga Silvio Berlusconi është analizuar nga ekspertët e shumtë financiarë në të gjithë botën gjatë javëve të fundit, duke përfshirë revistën Neë York Times dhe revistën Forbes.


Të gjitha mediat hedhin dyshime mbi pronarin e ri të Milanit, Yonghong Li, teksa e cilësojnë jo transparente blerjen e klubit italian.

Shteti i Kinës po heton marrëveshjen e blerjes së Milanit
Lexo po ashtu Shteti i Kinës po heton marrëveshjen e blerjes së Milanit

“Ne kemi një emër, Yonghong Li, por në realitet nuk e dimë nëse ai është pronar i Milanit”, ka thënë Mario Gerevini i gazetës Corriere della Sera gjatë një raporti hetimor në La7.

Problemet të gjitha rrjedhin nga kredia 300 milionë eurosh e marrë me fondin e mbrojtjes Elliott Management, i cili ishte i domosdoshëm për të përfunduar blerjen.

“Nëse blini një klub me vlerë 720 milionë euro duke përfshirë 220 milionë euro borxh dhe duhet të merrni një kredi me një normë prej 11 për qind, kjo do të thotë që nuk keni para”.

Pronari i Milanit kërkon investitor të rinj për klub
Lexo po ashtu Pronari i Milanit kërkon investitor të rinj për klub

“Nëse dikush ju huazon para në 11 për qind, kjo do të thotë që ju jeni konsideruar si një rast me rrezik të lartë”.

“Në fakt, Yonghong Li nuk arriti të merrte paratë nga kanalet e zakonshme, si bankat ndërkombëtare. Ai duhej të troket në derën e një fondi mbrojtës”.

“Paratë arritën nëpërmjet një serie rreth strehëve të sigurta financiare, kredive, garancive dhe nuk ishte absolutisht një operacion transparent”.

“Presidenti kinez i Milanit nuk ka miniera siç pretendon dhe është i zhytur në borxhe”
Lexo po ashtu “Presidenti kinez i Milanit nuk ka miniera siç pretendon dhe është i zhytur në borxhe”

“Ka shpesh blerje të klubeve që nuk janë veçanërisht transparente, por Milani kanë arritur një nivel të ri që nuk ishte parë më parë.

“Milani është një klub që po djeg 50-70 milionë euro në vit. Nëse filloni të konkurroni me një borxh, është e vështirë për ju të paguani një hua”, thuhet në njoftimin e gazetës italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori