LAJMI I FUNDIT:

Blerim Kuçi merr detyrën e ministrit të Ambientit

Blerim Kuçi merr detyrën e ministrit të Ambientit

Blerim Kuçi, të premten ka pranuar detyrën e ministrit të Ambientit, nga ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Në njoftimin për media thuhet se Abdixhiku e informoi Kuçin lidhur me ecurinë e projekteve që janë duke u realizuar, investimet ndërkombëtare që janë gati për të filluar implementimi, arritjet, sfidat dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga ky dikaster.

Kuqi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje. /Telegrafi/