LAJMI I FUNDIT:

Blerësit prishin stacionin e autobusëve në Skenderaj

Blerësit prishin stacionin e autobusëve në Skenderaj

Blerësit kanë prishur stacionin e autobusëve në Skenderaj, i vetmi në Kosovë që është privatizuar nga AKP-ja, pasi pas 14 vjetëve kanë vendosur t’ia ndërrojnë destinimin. Komuna nuk ka bërë asnjë hap për realizimin e projektit të stacionit të ri, ndonëse vendimi është marrë në tetorin e vitit 2018.

Prejse është privatizuar në vitin 2005 stacioni i autobusëve në Skenderaj, i vetmi në Kosovë që është privatizuar, nuk e ka ndryshuar destinimin që kishte.
Për 14 vjet radhazi të gjitha kompanitë e transportit të udhëtarëve që kanë qenë të interesuara kanë shfrytëzuar hapësirat e stacionit të autobusëve.


Me ligj pronarët e rinj kanë qenë të obliguar që stacionit të mos ia ndryshojnë destinimin vetëm 5 vjet.

Pronarët e rinj të stacionit të autobusëve në Skenderajt, pas privatizimit në vitin 2005 si pjesë e “Kosovatransit”, e kishin lëshuar atë në përdorimin për të gjithë automjetet e transportit të udhëtarëve, natyrisht duke paguar taksën prej 2 eurosh për çdo dalje, por stacionin e autobusëve e kishin shfrytëzuar vetëm kompanitë e transportit të udhëtarëve (autobusët), ndërsa nuk kishin pranuar që atë ta shfrytëzojnë edhe kombitaksistët, të cilët edhe atëherë e edhe tani parkohen kudo që munden. /Zëri/Telegrafi/