LAJMI I FUNDIT:

Blasta dhe Adelina Berisha lansojnë klipin e ri

Blasta dhe Adelina Berisha lansojnë klipin e ri
Adelina Berisha në klipin e këngës "Lema" (Foto: YouTube/MaxProductionAL)

“Lema” mban titullin bashkëpunimi më i ri ndërmjet Blastës dhe Adelina Berishës që është lansuar me videklip.

Për muzikën dhe tekstin janë kujdesur Filloreta Raçi – Fifi dhe Blasta.


Adelina Berisha në klipin e këngës “Lema” (Foto: YouTube/MaxProductionAL) (Foto: YouTube/MaxProductionAL)

Si gjithmonë, Adelina është kujdesur që të vijë atraktive në këtë video muzikore.

Projekti është prodhim i Max Production i incizuar nga Apollo Max Audio.

Kjo nuk është hera e parë që këta dy këngëtarë sjellin duet për fansat e tyre.

Adelina Berisha dhe Blasta kishin bashkëpunuar edhe në vitin 2014, në këngën “Diçka më shumë” që po ashtu e sollën me videoklip.

Blasta në klipin e këngës “Lema” (Foto: YouTube/MaxProductionAL)

Videoja muzikore e asaj kënge që ishte prodhim i Genc Prelvukajt dhe  Black Fish Entertainment, numëron 8.7 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/