Blanc: Ekipi më i rëndësishëm se Cavani

Uruguaiani ka shënuar tre gola në të gjitha garat që nga transferimi i tij në Paris këtë verë, por rrallë është aktivizuar nga trajneri në pozitën e sulmuesit të qendrës, ku Blanc preferon Zlatan Ibrahimovic.
“Mendoj se atij i pëlqen të jetë më i avancuar. Por unë mendoj për ekuilibrin e skuadrës. Kjo është para dëshirës së lojtarëve”, ka thënë trajneri i PSG.
“Ishte ndeshje e mirë edhe pse më vjen keq që nuk fituam. Në pjesën e dytë ne dominuam edhe pa Thiago Silvan. Në këtë ndeshje ne merituam të fitojmë. Ne kishim më shumë shanse se Monaco. Dy ekipet luajtën për të fituar dhe kjo ia vlejti”, ka shtuar Blanc.
Barazimi nënkupton që të dyja skuadrat mbeten të pamposhtura, me Monacon që mban kreun e tabelës me dy pikë avantazh. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/09/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































