Xhiro e 33-të në elitën e futbollit kosovar BKT Superligën e Kosovës ka filluar me tri ndeshje ditën e mërkurë.

Ndërkohë ditën e sotme në program janë për tu zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera.


Kampioni i ri i Kosovës, FC Ballkani do të pres para tifozëve të vet Malishevën që është në kërkim të pikëve për t'iu shmangur barazhit.

275500914 816269999315506 4733087832642239731 n

Suharekasit janë shpallur matematikisht kampion të Kosovës dhe do të luajnë një ndeshje të qetë e pa presion, derisa mysafirët synojnë të shkaktojnë befasi.

Ndeshje shumë e zjarrtë na pret edhe në Skenderaj ku Drenica e pret Llapin.

Kuqezinjtë duan pikët për t'i ikur zonës së barazhit, në anën tjetër Llapi synon tri pikët për të mbetur në garë për vendin e dytë. /Telegrafi/

telegrafi sport app