LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin po tregtohet në nivelin 6,400 dollarë

Bitcoin po tregtohet në nivelin 6,400 dollarë

Çmimi i Bitcoin ra me më pak se 1 për qind brenda 24-orëve duke prekur vlerën prej 6,437.97 dollarësh.

Bitcoin ende është shumë larg vlerës që kishte në fillim të vitit në vlerë prej 20 mijë dollarësh, përcjell Telegrafi.


Edhe Ethereum shënoi rënie në 302.31 dollarë me 1.92 për qind. Në dhjetë monedhat e para të listuara në CoinMarketCap të gjitha patën rënie nga 1 deri në 5 për qind ditën e djeshme.

Aktualisht Bitcoin ka vlerën më të madhe të tregut prej 111 miliardë dollarësh. /Telegrafi/