Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi po e quan pa substancë dhe zero Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të Qeverisë Hoti.
Sipas tij, kreu i ekzekutivit i ka të gjitha mundësitë për ta bërë rimëkëmbjen ekonomike, por vetëm trurin nuk e ka.
Bislimi për KosovaPress, sqaron edhe idenë e tij se cila do të ishte rimëkëmbja e duhur ekonomike që do rriste kërkesën agregate në vend.
“Ligji, veç rimëkëmbje nuk është, a buxheti e ka rimëkëmbjen brenda. Do të thotë Avdullah Hoti i ka të gjitha mekanizmat, të gjitha mundësitë, veç nuk e ka trurin. Projektligji për rimëkëmbje nuk ia jep atë. Avdullah Hoti, bindja ime e fortë është, se e dinë që ky projektligj është zero dhe ai nuk ka interes ta kalojë. Në atë moment që ligji do të kalojë qytetarët do të kuptonin që nuk ka substancë dhe s’ka njerëz prapa që munden me shty përpara”, thotë Bislimi.
Ai thotë se ideja e tyre për marrjen e një kredie prej 900 euro të qytetarëve do të ishte e duhura, pasi kthimi, pa kamatë do të ishte vetëm 16 euro në muaj.
“Propozimi që kemi nxjerr ne ka qenë shumë i qartë. Të gjithë ata që kanë nevojë për me shtu kërkesën agregate këtë moment kanë mundësi me sistemin banka dhe me marrë kredi deri në dyfishin e pagës mesatare. Shuma mujore e kthimit kish me qenë 16 euro dhe norma interesi zero. Sa është përqindja e familjes në Kosovë që nuk munden t’i rikthejnë 16 euro në muaj. Në qoftë se ka familje që nuk kanë asnjë të ardhur, rrjedhimisht e kanë të pamundur me i rikthyer 16 euro, këto familje përfitojnë shumë më shumë se me marrë kredi. Pasi këto futen në sistemin për çdo muaj i marrin ka 130 euro. Ju mundeni me marrë njëherë 900 euro, por familjet që nuk kanë të punësuar marrin çdo muaj ka 130 euro dhe nuk kanë me i kthyer asnjë cent sepse është ndihmë sociale. Do thotë nuk është ide parciale, por është ide e përgjithshme që e përshinë çdo element të shoqërisë. Është pak zhgënjyese se si njerëz të nivelet të Shpend Ahmetit me zero minuta analizim dalin dhe japin kundër recetë”, u shpreh ai.
Si ish-ministër i Financave, Bislimi komenton edhe vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit muajin e kaluar.
“Është fakt që ministri i Financave nuk merret me transaksionet e thesarit, janë mekanizmat përcjellës. Por përgjegjësinë morale e ka, nëse ministri i Financave është i vetëdijshëm për këtë, jep dorëheqje, pastaj hapen rrugët me kërku përgjegjësi nga secili person. Për hajni brenda shtëpisë duhet me u përgjigj i zoti i shtëpisë. Këta filluan me delegu përgjegjësinë tek njerëzit tjerë, ata kanë përgjegjësi materiale, përgjegjësinë morale e ka qeveria”, thotë ai.
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike është votuar në parim muajin tetor, ndërsa koalicioni qeverisës po dështon të sigurojë votat për ta miratuar në lexim të dytë./KP/ Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë