Faton Bislimi thotë se kandidatura e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës është një ofertë për rikthimin e LDK-së te vlerat themeltare dhe idealet kombëtare të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Ai kritikon liderin aktual të partisë, Lumir Abdixhiku se ka devijuar nga idealet e Rugovës dhe vlerat djathtiste të partisë. Bislimi konsideron se Abdixhiku e ka bërë LDK-në kopje të Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila udhëheq me qeverinë.
Ish-deputeti i LDK-së, thotë për KosovaPress, se LDK-në e ka kapluar një vobekësi dhe heshtje ndaj zhvillimeve kryesore në vend. Bislimi kërkon që Kuvendin e dhjetë zgjedhor, që do të mbahet nesër, më 19 nëntor, t’i aprovohet kandidatura dhe përmes votës së fshehtë 355 delegatët e LDK-së, të vendosin për të parin e partisë.
“Kandidatura ime është një ofertë për LDK-në, është një ofertë për rikthimin e LDK-së tek vlerat themeltare dhe idealet kombëtare të cilat suksesshëm janë trasuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova dhe si të tilla i shërbejnë LDK-së për të ruajtur profilizimin e vet djathtistë në Kosovë dhe për të qenë e gatshme për t’u ballafaquar me sfidat e ardhshme zgjedhore në raport me pushtetin e tanishëm…Nuk kam dyshim se LDK-ja do t’i qëndrojë besnike vlerave të saja të demokracisë së brendshme. Statuti është i qartë në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të LDK-së. Ju e dini se mandati i kryetarit aktual ka skaduar edhe kryetari i aktual është i gatshëm të rikandidojë dhe një kandidaturë siç është e imja do të duhej të vendoseshin në kutinë e fshehtë siç e përcakton statuti nga 355 delegatët e LDK-së në ditën e Kuvendit zgjedhor”, thotë ai.
Bislimi tregon se çka e shtyu të paraqes kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së, si dhe vizionin e tij për drejtimin e partisë.
“Ajo çka më bënë më së shumti të gatshëm për tu sfiduar në këtë garë ka të bëjë me një princip bazë që ka qenë gjithmonë çelës i suksesit në LDK për sfida zgjedhore dhe ajo është përbashkimi dhe përafrimi. Në lidershipin e tanishëm sidomos gjatë këtij procesi të fundit zgjedhor kemi parë një tendencë të jashtëzakonshme për të kontrolluar të gjithë procesin duke anashkaluar dhe shpeshherë përjashtuar njerëz, aktivistë të LDK-së të cilët jo domosdoshmërish kanë ndarë të njëjtën vizion si lideri i tanishëm. Kthimi ose ruajtja e vlerave identitare të LDK-së është mision për të cilin besoj se delegatët e LDK-së do të vlerësojnë pozitivisht. LDK-ja s’mund të bëhet kopje e asnjë partie tjetër politike dhe nuk i shërben vizionit dhe përpjekjes së LDK-së për të fituar garat e ardhshme zgjedhore që të jetë kopje e kujtdo tjetër”, deklaron Bislimi.
Krahas kësaj, ai thotë se ndarjen me lidershipin aktual të LDK-së, e ka bërë në maj të këtij viti, pasi sipas tij, partinë me udhëheqjen e Abdixhikut e ka kapluar një anemi politike dhe vobekësi ndaj zhvillimeve kryesore në vend.
“Durimi si urtësi politike neve na duhet më shumë se sot kurrë, por durimi mos harroni për një parti opozitare si LDK-ja nuk do të thotë vobekësi, heshtje ndaj zhvillimeve kryesore që ndodhin në vend si dhe kurajo për të vepruar. Ne jemi në një moment kritik për vendin dhe LDK-në. Rruga që ka zgjedh lidershipi i LDK-së me kryetarin në detyrë zbeh tej mase identitetin djathtist të LDK-së dhe si të tillë e bënë pjesë të spektrit publik që për momentin zotërohet nga një parti tjetër. Ne duhet të jemi të gatshëm që të dallojmë thellësisht dhe të jemi të gatshëm që dallimin tonë të shprehim me terma pozitiv karshi një oferte për qytetarët e Kosovës”, thekson ai, raporton kp.
Bislimi i cili është edhe anëtar bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai thekson nevojën që institucionet kosovare të rreshtohen krah kërkesave amerikane, pasi siç thotë asnjëherë nuk kanë dal humbëse.
“Kosova për asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk ka dal humbëse sa herë që ka qenë e rreshtuar bashkërisht me ShBA-në. Shpesh na është dukur që jemi duke humbur diçka por fitorja ka qenë maksimaliste në anën tonë. Mos të harrojmë në konferencën e Rambujes, negociatat e Vjenës dhe anëtarësimin e Kosovës në shumicën e organizatave ndërkombëtare po të mos ishte përkrahje e ShBA-së a mendoni se Kosova do të dilte fitimtare nga këto procese? Asnjëherë. Prandaj edhe në procesin e dialogut me Serbinë që është stërgjatë është bërë barrë e papërballueshme për Kosovën, sa më shpejt që përfundojmë këtë proces në krah me ShBA-në…përfundimisht do të jemi fitimtar”, përfundon ai.
Lidhja Demokratike e Kosovës, më 19 nëntor, do të mbajë Kuvendin e dhjetë zgjedhore, ku 355 delegatë do të zgjedhin kryetarin e ri të partisë. Krahas Bislimit, kandidaturën e ka shpallur edhe kryetari aktual, Lumir Abdixhiku.
Krahas kësaj, do të mbahet edhe një Konventë ku do të shpaloset programi i ri i LDK-së, i quajtur “Rruga e Re”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?
Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO
Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup
Szunyog bën thirrje që Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës