Mund të përgatisni edhe ju një pjatë të vjetër si në restorant, ju duhet vetëm pak më shumë kohë dhe vullnet

Bishti i viçit është plot me mish të shijshëm që përthithet nga xhelatina e kockave, në mënyrë që të merrni një pjatë xhelatinoze që ngjitet në qiellzë.


Përbërësit:▪ bisht viçi i prerë në disa pjesë▪ domate▪ 3 thelpinj hudhër▪ verë e kuqe▪ ujë▪ pak miell▪ pak kripë▪ yndyrë▪ patate, qepë dhe karotaPërgatitja:

Lajmë bishtat e viçit, i thajmë, i hedhim kripë dhe i rrotullojmë në miell. Më pas i skuqim në yndyrë.

E lyejmë mirë tavën, radhisim qepë të grira trashë, vendosim sipër copat e bishtave të viçit dhe në fund karotat dhe patatet sipër tyre.

I hidhni sipër thelpinjtë e grirë të hudhrave dhe në fund domatet.

Hidhni verë dhe ujë mbi gjithçka dhe vendoseni nën saç për t'u pjekur.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.