LAJMI I FUNDIT:

Billie Eilish ndez thashethemet për një lidhje dashurie me Jesse Rutherfordin

Billie Eilish ndez thashethemet për një lidhje dashurie me Jesse Rutherfordin

Billie Eilish mund të ketë gjetur një të dashur të ri.

Disa fansa njoftuan se këngëtarja dhe Jesse Rutherford i “The Neighbourhood” u panë bashkë gjatë fundjavës.


Ata u shfaqen me njëri-tjetrin në dy raste të ndryshme, një herë në darkë dhe një herë në Halloween Horror Nights në Universal Studios.

“Billie Eilish dhe Jesse Rutherford u panë së bashku në një restorant”, ka shkruar Pop Crave për foton e çiftit të shkrepur nga fansat.

Të gjitha lajmet nga Billie Eilish
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Billie Eilish

Fotografia, e bërë të enjten mbrëma, tregon muzikantët duke shijuar një vakt vegan në një restorant në zonën e Los Angelesit, Crossroads Kitchen.

Ata po drekonin ndërkohë që rehatoheshin në një nga kolltukët e kuq të restorantit.

Foto: TMZ

Andrew Axelband, i cili po darkonte gjithashtu në Crossroads Kitchen, ka thënë për Entertainment Tonight se dyshja darkuan për “orë” dhe dukeshin “të lumtur së bashku”, ndërsa ndanë disa momente intime gjatë vaktit.

“Billie dhe Jesse hëngrën darkë në Crossroads Kitchen në West Hollywood, Kaliforni në orën 20:30 të së enjtes mbrëma. Padyshim që dukej si një takim dhe ata qëndruan atje për tre orë. Ata hëngrën makarona dhe pjata të tjera. Gjatë darkës së tyre, Billie preku në pjesën e pasme të kokës së Jesse për një kohë të gjatë, ai e puthi atë në faqe dhe ata të dy u puthën në buzë”, ndau Axelband.

“Billie dukej shumë mirë dhe dukeshin të rehatshëm dhe të lumtur së bashku. Ata nuk u ngritën fare nga tavolina e tyre gjatë vaktit dhe ishin të fokusuar tek njëri-tjetri dhe dukeshin në sytë e njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës”.

Foto: TikTok

Ndërsa as Eilish dhe as Rutherford nuk i kanë komentuar thashethemet për romancë, një foto e rishfaqur e Eilish dhe këngëtarit të “Sweater Weather” nga viti 2017 tregon se të dy janë miq prej disa kohësh.

Edhe pse nuk ka folur publikisht për jetën e saj të dashurisë, këngëtarja e “Happier Than Ever” së fundmi ka qenë e lidhur me reperin Brandon “Q” Adams dhe aktorin Matthew Tyler Vorce. /Telegrafi/

Foto: Arkiv