LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates do të ‘largohet’ nga lista e të pasurve në botë

Bill Gates do të ‘largohet’ nga lista e të pasurve në botë

Miliarderi Bill Gates është zotuar sërish se do të japë pasurinë e tij, duke shtuar se përfundimisht do të “braktisë” listën e më të pasurve në botë.

Kjo erdhi pasi bashkëthemeluesi i Microsoft njoftoi se do të bënte një donacion prej 20 miliardë dollarësh për fondin e tij filantropik, transmeton Telegrafi.


Njeriu i katërt më i pasur në botë tha se kishte një “obligim” për t’ia rikthyer shoqërisë burimet e tij.

Gates fillimisht u zotua të jepte pasurinë e tij në vitin 2010, por pasuria e tij neto është dyfishuar që atëherë.

Pasuria e tij neto aktualisht është 118 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes, por kjo do të bjerë ndjeshëm pasi të jap donacionin në korrik për “Fondacionin Bill & Melinda Gates”, fond bamirësie që ai e hapi me ish-bashkëshorten e tij në vitin 2000.

Në një postim në Twitter, Gates tha se fondacioni do të rrisë shpenzimet e tij nga 6 miliardë dollarë në vit në 9 miliardë dollarë deri në vitin 2026 për shkak të “pengesave globale” të fundit duke përfshirë pandeminë, Ukrainën dhe krizën klimatike. /Telegrafi/