LAJMI I FUNDIT:

Big Sean thotë se Kanye West ia ka borxh gjashtë milionë dollarë

Big Sean thotë se Kanye West ia ka borxh gjashtë milionë dollarë

Big Sean ka bërë një deklaratë bombastike së fundmi në lidhje me reperin Kanye West.

Artisti amerikan tha se Kanye i ka borxh gjashtë milionë dollarë apo 4.5 milionë funte gjatë një interviste dhënë për “Drink Champs”.


Sean u shfaq në episodin e së premtes së kaluar (17 dhjetor), ku ai u tha prezantuesve NORE dhe DJ EFN: “Kam vënë të paktën 30 milionë dollarë në xhepin e Westit ose më shumë, dhe ai më ka borxh para”.

Big Sean (Foto: YouTube)

Sean, i cili kishte nënshkruar me labelin GOOD Music të West përpara se të lansonte të tijën në tetor, tha se shpenzoi ‘qindra mijëra dollarë’ duke audituar labelin e tij ‘duke menduar se Universal më kishte borxh këto para dhe paratë i ishin paguar GOOD Music’.

E dashura e Kanye West, Vinetria po jeton në rezidencën e tij prej 52 milionë dollarësh në Malibu ndërsa reperi tenton të rikthehet me Kim Kardashian
Lexo po ashtu E dashura e Kanye West, Vinetria po jeton në rezidencën e tij prej 52 milionë dollarësh në Malibu ndërsa reperi tenton të rikthehet me Kim Kardashian

“Më lejoni të të pyes vëlla, nëse dikush të ka borxh 500,000 dollarë, si do të ndiheshe?”, Sean pyeti moderatorin, duke rritur gradualisht shumën në fjalë deri në gjashtë milionë dollarë.
“Po sikur të të kenë borxh, vëlla? Dhe ju u paraqitët për ta dhe i bëtë të gjitha këto gjëra, dhe ata kanë miliarda?”.

Kanye West dhe Big Sean (Foto: Getty Images)

33 vjeçari shtoi më tej se bashkëpunimi me Kanye është një nga ‘gjërat më të gabuara që ka bërë’.

“Por sa herë që Kanye më ka telefonuar, çdo herë pa marrë parasysh se çfarë po bëja, brenda një dite jam kudo që është ai, qoftë për të kontribuar për të në studio, qoftë për të kontribuar në një linjë. Unë kam udhëtuar nëpër botë për këtë njeri, sa herë që ai kishte nevojë”, vazhdoi Big Sean.

Kanye nga ana tjetër nuk ka bërë akoma ndonjë reagim lidhur me deklaratat e Big Sean. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Para dhe pas - Santiana Maloku befason me fotografinë pa grim

Para dhe pas - Santiana Maloku befason me fotografinë pa grim

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
Noah Cyrus i lë pak imagjinatës me veshje shumë të dukshme, gjatë performancës në Brazil

Noah Cyrus i lë pak imagjinatës me veshje shumë të dukshme, gjatë performancës në Brazil

Magazina
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Magazina
Kalo në kategori