Big Mama fton këngëtarët ta ndihmojnë Kumanovën

Big Mama u ka bërë thirrje kolegëve dhe kolegeve të saj të tregojnë anën humane dhe kombëtare dhe të ndihmojnë shqiptarët e Kumanovës.
Kumanovarët ditë më parë ishin viktima të një sulmi të policisë maqedonase, e cila derisa kërkonte disa kryengritës të armatosur dëmtoi pronat e shqiptarëve dhe madje la edhe viktima.
Në përpjekje për të ndihmuar bashkëvendësit e saj shqiptar, ajo ka shkruar një status në Facebook, ku ka bërë thirrje kolegëve të organizojnë një koncert humanitar në Tetovë për të përkrahur vëllezërit nga Maqedonia.
“Në këto ditë të vështira për kumanovarët, ftoj gjithë kolegët që kanë shpreh dëshirë të më bashkangjiten në aksionin për të ndihmuar Kumanovën me një koncert në Tetovë, jam e gatshme për cdo aktivitet vetëm se më duhet përkrahja juaj. Më shkruani për të ju dhënë detajet dhe të tregojmë shpirtin human!”, shkruhet në postimin e saj. /Telegrafi/




















































