Për të nëntin muaj radhazi besimi ekonomik në Eurozonë shënoi rënie, njëkohësisht edhe rënia më e gjatë që nga viti 2011, e shkaktuar kryesisht si pasojë e proteksionizmit dhe pasigurisë politike që kanë hedhur një re të zezë mbi të gjithë Evropën.
Rënia më e fundit e besimit filloi me Gjermaninë, e cila ka parashikuar një rënie të parashikimit të rritjes dhe me paralajmërimin e fundit të Organizatës Botërore të Tregtisë se vendosja e tarifave SHBA-Kinë po dëmton tashmë investimet e korporatave.
Brenda Evropës, ka arsye të tjera që shkaktojnë shqetësim, pasi investitorët presin edhe një përditësim nga Italia lidhur me financat e saj publike. Obligacionet italiane pësuan rënie për shkak se bisedimet në lidhje me buxhetin qeveritar u goditën nga mosmarrëveshje të shumta, të cilat mund të ndikojnë në ngadalësimin e arritjes së objektivave të shumëpritura fiskale, përcjell Telegrafi.
OBT-ja deklaroi javën e kaluar se rritja e tregtisë botërore të mallrave do të ngadalësohet në 3.9 për qind gjatë këtij viti nga 4.7 për qind që ishte në vitin 2017. Ky është një ngadalësim më i theksuar se ai i parashikuar prej 4.4 për qind në prill. Efektet e drejtpërdrejta ekonomike të këtyre masave kanë qenë modeste deri më sot, por pasiguria që gjenerojnë tashmë mund të ketë ndikim përmes shpenzimeve të reduktuara të investimeve. Indeksi i besimit të Komisionit Evropian, që përfshin si familjet ashtu edhe kompanitë, është në nivelin më të ulët në më shumë se një vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Murati i reagon Ramës me një shprehje gjermane: Ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit

Prishtina Ticket nis fluturimet në destinacionin Memmingen – Prishtinë - Memmingen

Ftesë për të gjitha lideret e ardhshme! Filloni karrierën tuaj në Buçaj, aplikoni për 10 pozitat e hapura si Përfaqësuese të Shitjes!

Këmbimorja e kriptovalutave, Binance tërhiqet nga tregu rus

3P Logistics me çmime bombastike në shërbimet e transportit parcial të mallrave për gjithë Evropën

VitaLand feston 1 VJETORIN: Ejani dhe merrni pjesë në festën më të madhe të vitit!

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Putinit nuk do t'i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës