LAJMI I FUNDIT:

Biden: Po përpiqemi të kuptojmë se si u rrëzua aeroplani i Prigozhinit

Biden: Po përpiqemi të kuptojmë se si u rrëzua aeroplani i Prigozhinit

Joe Biden ka komentuar fatin e shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, duke thënë se SHBA-të po përpiqen të kuptojnë saktësisht se si u rrëzua aeroplani në të cilën besohet se ishte edhe kreu i mercenarëve.

Besohet se Prigozhin u vra pas rrëzimit të aeroplanit gjatë ditës së mërkure – shkaku i të cilit ende nuk dihet, raporton skynews.


Mbretëria e Bashkuar: Nuk ka 'asnjë provë përfundimtare' që Prigozhin ka vdekur, por është shumë e mundur
Lexo po ashtu Mbretëria e Bashkuar: Nuk ka 'asnjë provë përfundimtare' që Prigozhin ka vdekur, por është shumë e mundur

“Unë nuk jam i lirë të flas për këtë saktësisht… Ne po përpiqemi të kuptojmë saktësisht, por nuk kam asgjë për të thënë”, pohoi presidenti amerikan.

Burimet e inteligjencës amerikane thanë dje se hetimet paraprake sugjeruan se kishte një shpërthim në bordin e fluturimit.

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe presidentit rus, Vladimir Putinit.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Ndryshe, Prigozhin u pa për herë të fundit disa ditë ma parë në një video që duket se ishte bërë në Afrikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori