Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq - humbin jetën 3 persona


Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa stuhi të forta goditën Francën gjatë natës pas një vale të zgjatur të të nxehtit, ndërsa 53,000 familje mbetën pa energji elektrike, sipas mediave franceze dhe operatorit të rrjetit të energjisë elektrike Enedis.
Në Saint-Victornienne, në departamentin qendror administrativ të Haute-Vienne, një grua u vra nga një pemë që i ra mbi kokë, dhe në Dolomieux, në lindje, një burrë u gjet i karbonizuar në një punishte që u përfshi nga flakët pasi u godit nga rrufeja.
INTEMPÉRIES : Grêlons géants, tornades, violents orages... Deux personnes sont mortes en France ces dernières 24h.
À Saint-Victurnien (Haute-Vienne), une femme est morte après la chute d'un arbre, tandis qu'en Isère, à Dolomieu, un homme a été retrouvé mort carbonisé dans un… pic.twitter.com/3QA950TrKI
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) July 17, 2026
Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se 53,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, me ndërprerjet e energjisë që prekin kryesisht rajonin Auvergne-Rhône-Alpes në Francën juglindore dhe New Aquitaine në jugperëndim.
Shërbimi meteorologjik francez Meteo-France hoqi të premten paralajmërimin portokalli për stuhi në të gjitha departamentet e Francës juglindore të prekura më parë, pasi më parë kishte paralajmëruar për breshër dhe erëra të forta nga Masivi Qendror deri në Alpe. /Telegrafi/




































