LAJMI I FUNDIT:

Beyonce zbulon përse preu krejtësisht flokët kur u tradhtua nga Jay-Z në 2013, kishte një arsye të fortë

Beyonce zbulon përse preu krejtësisht flokët kur u tradhtua nga Jay-Z në 2013, kishte një arsye të fortë
Beyonce dhe Jay Z

Martesa mes Beyonce dhe Jay-Z, i cili është 12 vjet më i madh, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut, sidomos gjatë periudhës së turbullt kur reperi i famshëm akuzohej vazhdimisht për tradhti.

Beyonce së fundmi dha një intervistë të rrallë për të shënuar lançimin e linjës së saj të re të kujdesit të flokëve, Cecred.

Gjatë bisedës së gjerë, ajo ka reflektuar për vendimin e saj të paharrueshëm për të prerë flokët në vitin 2013 për shkak të tradhtisë së bashkëshortit të saj.


Ai 2013 ishte padyshim një nga vitet më të këqija për çiftin. Jay-Z është akuzuar se e ka tradhtuar Beyoncen disa herë brenda pak muajsh.

Ai dyshohet se e tradhtoi për herë të parë pikërisht një vit pasi ajo lindi fëmijën e tyre të parë, Blue Ivy.

Të gjitha lajmet nga Beyonce
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beyonce

Në janar 2013, qarkulluan thashetheme se Jay-Z kishte një lidhje me Rita Orën, e cila u nënshkrua me kompaninë e tij diskografike Roc Nation në 2008.

Megjithatë, Rita e mohoi një gjë të tillë.

Beyonce

Dhe disa muaj më vonë, në nëntor, Jay-Z nxiti më tej thashethemet për tradhti kur u pa me një grup modelesh në Belgjikë – në të njëjtën kohë ai dhe Beyonce thuhet se po planifikonin të divorcoheshin.

Beyonce nuk u bë publike në atë kohë, por në vitin 2016 ajo u dha fansave një pasqyrë të qartë të asaj se si ndihej me publikimin e albumit të saj “Lemonade”, i cili kryesisht pasqyronte tradhtinë e Jay-Z. Një vit më vonë, Jay-Z pranoi për Neë York Times se kishte tradhtuar Beyonce.

Beyonce dhe Jay Z

Mes gjithë dramës që rrethoi tradhtinë e Jay-Z në vitin 2013, Beyonce i befasoi fansat duke prerë krejtësisht flokët.

Duke reflektuar për lëvizjen, artistja pranoi se vendosi t’i priste flokët sepse donte të ndihej e “çliruar” në atë kohë të jetës së saj.

Beyonce dhe Jay Z

“Më kujtohet dita kur vendosa të shkurtoja të gjitha flokët. Nuk kisha një stil specifik në mendje. Nuk ishte një zgjedhje estetike, ishte një transformim i madh emocional dhe metamorfozë që po kaloja”, tha ajo.

“Dhe kjo ishte ajo që duhet të kisha bërë. Pas kësaj u bëra shumë e guximshme. Ishte hapi i parë drejt shumë vendimeve më të guximshme që mora në jetën dhe karrierën time, të cilat më çuan këtu ku jam tani”, shtoi këngëtarja e famshme botërore. /Telegrafi/

Beyonce dhe Jay Z

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori