eksperti-banner

Beyonce emocionoi fansat të martën teksa ndau fotot e dy kostumeve që kishte veshur për turneun e saj të tretë dhe të fundit të “Renaissance” në Los Angeles.

Superylli, e cila gjithashtu festoi ditëlindjen e 42-të në shfaqjen e saj plot yje të së hënës, shkoi përtej ditës së saj të veçantë, duke kërkuar ndihmën e Donatella Versace për një nga kostumet e saj.


Mini fustani verbues blu dhe ari me printimin e firmës Versace Barocco iu deshën 600 orë (25 ditë) dhe tre anëtarë të Atelier për t'u bërë, tha ylli italian i modës për Vogue.

75106645 12485641 Show stopper Beyonce thrilled her fans on Tuesday as she shared  a 78 1693981317525 Foto: Screenshot/Instagram

Veshja ikonike përmbante gjithashtu emblemat e arta të Medusa '95 të Versace në rripat e shpatullave.

“Është magjepsëse, është plot qëndrim të fuqishëm”, tha Donatella për pamjen.

"Ikonat e Versace për Mbretëreshën ikonë B”, shtoi ajo.

Beyonce e bashkoi veshjen me çizme të ngjashme deri në kofshë dhe kapelë të madhe.

Më tej, ajo e kompletoi me syze dielli të mëdha.

75106641 12485641 image m 59 1693981009252 Foto: Screenshot/Instagram

Beyonce u shfaq me një tjetër veshje elegante për spektaklin, e përbërë nga elemente metalike.

Beyonce filloi në Kaliforni të premten dhe e përfundoi atë të hënën gjatë një shfaqjeje të mbushur me yje në stadiumin SoFi në Inglewood.

75106659 12485641 image m 62 1693981100590 Foto: Screenshot/Instagram

Një numër yjesh u mblodhën në shfaqjen e saj të ‘Ditës së Punës’, duke përfshirë Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet, të cilët dolën publikisht me romancën e tyre duke ndarë një puthje gjatë koncertit.

Të famshëm të tjerë të pranishëm ishin: Adele, Justin Bieber, Hailey, Zendaya dhe i dashuri i saj, Tom Holland si dhe Kim Kardashian, Princi Harry dhe gruaja e tij Megan Markle. /Telegrafi/

75106663 12485641 image a 79 1693981506329 Foto: Screenshot/Instagram

75106667 12485641 image m 64 1693981146500 Foto: Screenshot/Instagram

75106669 12485641 image a 85 1693981737273 Foto: Screenshot/Instagram

75106665 12485641 image m 87 1693981785304 Foto: Screenshot/Instagram