Pas një pritjeje të gjatë, Beyonce fitoi për herë të parë çmimin "Albumi i Vitit" në ‘Grammy Awards’ 2025 me "Cowboy Carter".

Kjo erdhi një vit pasi bashkëshorti i saj, Jay-Z, kritikoi publikisht Akademinë për anashkalimin e saj.


Ndërkohë, Taylor Swift, megjithëse kishte albumin më të shitur të vitit, nuk fitoi asnjë nga gjashtë çmimet për të cilat ishte nominuar, shkruan DailyMail.

94795485 14353203 image a 105 1738560882455

Kendrick Lamar triumfoi me dy nga çmimet kryesore, duke fituar "Këngën e Vitit" dhe "Regjistrimin e Vitit" me diss track-un e tij ndaj Drake, "Not Like Us".

Çmimi për "Artistin e Ri më të Mirë" shkoi për Chappell Roan.

94795489 14353203 image m 107 1738561161343

Në një moment të veçantë, Beyonce mori çmimin nga zjarrfikësit e Los Angeles dhe u shoqërua në skenë nga vajza e saj, Blue Ivy.

Në fjalimin e saj, ajo falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe ia dedikoi fitoren pioniereve të muzikës country me ngjyrë, veçanërisht Linda Martell.

Triumfi i saj shënon një moment historik, duke u bërë gruaja më e dekoruar në historinë e ‘Grammy’ dhe duke fituar më në fund kurorën në një zhanër të ri për të. /Telegrafi/

94795127 14353203 image a 108 1738561240843

94794981 14353203 Beyonce has finally won top honor Best Album at the Grammy Award m 91 1738559653414

94795193 14353203 image a 93 1738560103591