LAJMI I FUNDIT:

Beyonce ka pasuri prej 500 milionë dollarësh, kurse pasuria e Jay Z është mbi 810 milionë dollarë

Beyonce ka pasuri prej 500 milionë dollarësh, kurse pasuria e Jay Z është mbi 810 milionë dollarë
(Foto: Getty Images)

Përgjatë karrierës së saj prej afro dy dekadash, Beyonce Knowles vazhdimisht është përmendur si një prej yjeve më të paguara në industrinë e muzikës , ndërsa edhe sot e kësaj dite vazhdon të fitojë miliona.

Në listën e CBS për të famshmit më të paguar të vitit 2017, ajo ishte e dyta me 105 milionë dollarë përfitime (prapa Sean ‘Diddy’ Combs, i cili përfitoi 130 milionë euro).


Sa është pasuria e Beyonce

(Foto: Getty Images)

Sipas Celebrity Net Worth, këngëtarja ka pasuri në vlerë prej 500 milionë dollarësh (405 milionë euro).

Si e ka bërë pasurinë

(Foto: Getty Images)

Shumicën e parave i ka fituar gjatë karrierës muzikore. Turnetë muzikore të 36-vjeçares kanë qenë shumë të suksesshme ndër vite.

Po ashtu, ajo ka fituar edhe përmes aksioneve në kompaninë Tidal. Këngëtarja është aksionare edhe në një kompani të quajtur WTRMLN WTR.

Babai i Beyonces: Vajza ime nuk do bëhej e famshme nëse do kishte lëkurë pak më të errët (Foto)
Lexo po ashtu Babai i Beyonces: Vajza ime nuk do bëhej e famshme nëse do kishte lëkurë pak më të errët (Foto)

Në vitin 2014 nënshkroi me Topshop për të krijuar një linjë aktive veshjesh dhe ka partneritet përfitimi 50-50. Edhe në shumë raste të tjera në të kaluarën, ajo është angazhuar në industrinë e modës.

Nuk duhet harruar se shuma të mëdha parash Beyonce fiton edhe nga reklamat e ndryshme.

Sa është pasuria e Jay Z

(Foto: Getty Images)

Sipas Forbes, pasuria e Jay Z në vitin 2017 ka qenë 810 milionë dollarë (657 milionë euro). Ai është aksionar në Tidal që, sipas Forbes, vlen rreth 600 milionë dollarë. Ai njëherësh përfiton financiarisht edhe nga kompania Roc Nation dhe nga brendi i shampanjës Armand de Brignac. Dhe natyrisht, nga muzika dhe koncertet e tij.

Fëmijët e Beyonce dhe Jay Z

(Foto: Getty Images)

Jay Z dhe Beyonce kanë tre fëmijë bashkë. Fëmija i tyre më i madh, vajza Blue Ivy Carter, ka lindur më 7 janar 2012. Në qershor të vitit 2017, këngëtarja solli në jetë binjakët, Rumi dhe Sir Carter. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori