LAJMI I FUNDIT:

Betisi ia shkakton humbjen e parë Milanit në Europa League

Betisi ia shkakton humbjen e parë Milanit në Europa League
Real Betis, Milan (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ka ardhur humbja e parë e Milanit në fazën grupore të Ligës së Evropës. Rossonerët kanë pësuar me rezultat 2-1 nga Real Betisi në ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin F të zhvilluar në San Siro.

Pas gjysmë ore lojë, Antonio Sanabria e ndëshkoi skuadrën vendase duke e zhbllokuar rezultatin, ndërsa Giovani Lo Celso ishte arkitekt i golit.


Antonio Sanabria shënoi golin e parë të Betisit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Mysafirët i patën edhe disa raste të tjera në gjysmën e parë, përmes Sanabrias e Lo Celsos, ndërsa Gonzalo Higuain rrezikoi për vendasit.

Giovani Lo Celso vazhdoi të ishte ndër më të mirët në fushë edhe në pjesën e dytë, në të cilën e dyfishoi epërsinë e mysafirëve me një gol të bukur (54’).

Festa e Giovani Lo Celsos (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Patrick Cutrone e bëri më interesant fundit e takimit kur shënoi (83’) pas asistimit nga Samu Castillejo, mirëpo Rossonerët nuk ia dolën ta barazonin rezultatin.

Kjo është humbja e parë e Milanit në fazën grupore të Ligës së Evropës këtë sezon, pas dy fitoreve radhazi dhe në këtë mënyrë humb vendin e parë në grup.

Patrick Cutrone e ngushtoi rezultatin (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Real Betisi e ka regjistruar edhe fitoren e dytë pas tri ndeshjesh, ku ka arritur edhe një barazim. Me shtatë pikë të arkëtuara, skuadra spanjollë mban kreun e Grupit F.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është zhvilluar ndërmjet F91 Dudelange dhe Olympiacos, të cilën e ka fituar ekip grek me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori