LAJMI I FUNDIT:

Betimet e plota të Orindës dhe Turit përmbajnë thelbin dhe sekretin e historisë së tyre

Betimet e plota të Orindës dhe Turit përmbajnë thelbin dhe sekretin e historisë së tyre

Para fillimit të darkës, me 300 të ftuar nga kemi parë çaste nga më të ndryshmet, martesa e Turit dhe Orindës pati çastin e saj serioz, betimin para Zotit.

Në altar, Turi priste i emocionuar derisa u shfaq nusja e tij e bukur shoqëruar nga i ati.


Living.al ka zbardhur të plota premtimet e shkruara nga ata, teksa zbulon që nga fundi edhe Turit edhe Orindës i është dridhur zëri nga emocionet…siç ju do t’ju dridhet shikimi kur t’i lexoni.

Orinda

Turjani im, në momentin e parë që të kam parë nuk e kam menduar kurrë që ti do të bëhesh personi më i rëndësishëm i jetës sime! 10 vite së bashku kanë qenë të mrekullueshëm Turjan Hyska. Unë rashë në dashuri me ty dhe shpejt besova se do të kishim të ardhme me njëri-tjetrin. U binda që ti do të ishe burri i jetës sime, për të cilin do të bëja gjithçka që marrëdhënia jonë të prekte përjetësinë.

Turjani im ti e di sa shumë e emocionuar kam qenë unë gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk kam pasur kurrë frikëra dhe asnjë ndjenjë tjetër, përveçse lumturisë që ti më ke dhënë dhe kemi pasur gjatë gjithë kohës së bashku. Jam e lumtur shumë që sot po bëhem bashkëshortja jote dhe ti bashkëshorti im dhe do punoj fort që kjo lumturi të zgjasë përjetësisht, edhe kur të kemi ato rroca poçat tanë që ne do i kemi të shumtë. Dhe kam shumë besim që ti do të jesh bashkëshort i mrekullueshëm dhe një baba i mrekullueshëm për fëmijët tanë. Të dua pa fund Tëeety im, të dua pa fund Turjani im!

Rrjedhin imazhe të reja të dasmës së Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rrjedhin imazhe të reja të dasmës së Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës (Foto/Video)

Turi

Mua nuk më pëlqen fare ideja që duhet të bëj premtime. Se po mendoja dhe po më dukej si punë, zotim që duhet mbajtur, si barrë që do më lodhë një ditë dhe duhet hequr. Ndërkohë, unë nuk lodhem së u kujdesuri për ty, së jetuari çdo ditë me ty, gëzimet, mërzitë, çmenduritë, shpërthimet dhe në fund buzëqeshjen tënde çdo natë. Se ne, kemi një rregull të pashkruar, që çdo gjë që do ndodhë gjatë ditës, do ta zgjidhim se s’bën para se të flemë. Mund të premtoj çdo gjë dhe ti e di që unë do ta çoj deri në fund, por do të them vetëm një gjë Orinda Huta: Gjithë jetën tënde do e kaloj duke bërë më të mirën çdo sekondë që sytë e tu të mos e humbasin shkëlqimin që unë e dua pa fund. Shpesh njerëzit tremben nga e ardhmja, por unë nuk trembem nga e ardhmja dhe e di pse s’kam frikë? Sepse përtej kësaj që jam vetë dhe sigurive të mia, në krah kam një krijesë që është magjike dhe që uroj që shumë shpejt të jetë nëna e fëmijëve të mi. Dhe do e bëj një premtim meqë e do zakoni: Ne të dy do jemi familja më e bukur në botë, sepse “ku ka dashni, çdo gjë është e mundur”, thotë Orinda Huta.

Ju thamë që ishin shumë të bukura!

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Kalo në kategori