LAJMI I FUNDIT:

Besa falënderon Arbnor Morinën

Besa falënderon Arbnor Morinën

Skuadra e Besës ka falendeurar trajnerin e larguar për punën e bërë.

Pas njoftimit për ndarje me trajnerin Arbnor Morina dje, skuadra e Besës ka shfryëzuar Facebookun për të falenderuar atë publikisht për punën e bërë në dy vitet e kaluara me ekipin.


“Pas një periudhe 2 vjeçare dhe pas një rrugëtimi të përbashkët drejt sukseseve të Besës, KF Besa dhe trajneri Arbnor Morina me marrëveshje xhentëllmene kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Me këtë rast KF Besa në emër të Bordit të klubit dhe stafit falenderon Arbnorin për punën e bërë dhe i uron suksese në angazhimet e tij të mëtutjeshme,” ka shkruar njoftimi i botuar sot nga klubi pejan.

Besa aktualisht është në vend të pestë të Superligës me 11 fitore, 3 barazime e 10 humbje. Pejanët kanë 36 pikë aktualisht, 9 xhiro para përfundimit të stinorit, duke qenë 11 pikë larg liderit, Ferronikeli.

Besa stinorin e kaluar ka qenë nënkampione e Kosovës.